Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Donald Tusk, paralajmëroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk duhet të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Mund tv pajtohem se procesit të zgjerimit i nevojitet reforma, ashtu siç kërkon Macron, por jo të dëmtojë ato vende. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitike, për shkak se Bashkimit Evropian i duhet një Ballkan stabil”, tha Tusk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tusk drejtoi kritika ndaj Emmanuel Macron për shkak të bllokimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nëse ndaj Macron duhet të sillemi si ndaj një lideri evropian, atëherë ai duhet të ndjejë përgjegjësinë e gjithë Evropës dhe jo vetëm të Francës. Kjo gjithmonë ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë mendon Evropën në tërësi”, tha Tusk.
Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë eu...
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...