Lidhja Demokratike duhet të heq dorë nga posti i Presidentit. Në këtë pozitë duhet të jetë një kandidat konsensual që do ta përfaqësonte unitetin e popullit siç e kërkon edhe Kushtetua e Kosovës.
Kështu vlerëson eksperti i zhvillimeve politike vendore dhe ndërkombëtare, Vigan Qorrolli në një intervistë për arbresh.info, derisa shton se duhet t’i lihet hapësirë negocimit për koalicion qeverisës.
“VV-LDK vazhdimisht kanë thënë se janë të gatshëm për të qeverisur bashkë dhe synojnë që ndryshimi të ndodhë, dhe tani ka hasë sharra në gozhdë, duke kërkuar LDK vazhdimisht kushte që për VV janë të papranueshme”, është shprehur Qorrolli.
Sipas tij, LDK-ja nuk duhet të harrojë që ka dalë e dyta në zgjedhjet e fundit.
“LDK nuk duhet të harrojë që ka dalë e dyta dhe jo e para. I takon VV sipas modelit tonë kushtetues. Gjykimi im është që Lidhja Demokratike duhet të heq dorë nga posti i presidentit dhe t’i lihet hapësirë negocimit për të pasur një rrethanë të re, e cila do të ndodhë në vjeshtën e vitit 2020, në mënyrë që palët pastaj ta shohin se cila është performanca e qeverisë Kurti. Dhe, të gjindet një zgjidhje e pranueshme, dhe pse jo një kandidat konsensual, që postin e Presidentit për herë të parë ta ketë një person, një zonjë ose zotëri, që do ta përfaqësonte unitetin e popullit siç e kërkon edhe Kushtetua e Kosovës”, vlerëson Qorrolli./A.Zeka/arbresh.info/
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...