Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se janë thyer zyrat e saj.
AGK përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se nga zyrat janë marrë një aparat fotografi, një televizor dhe një laptop, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu në njofitm thuhet se AGK dënon ashpër aktin dhe fton Policinë në gjetjen e kryeseve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton opinionin, se zyret e organizatës që gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën ” Perandori Justinian”, në Prishtinë janë thyer. Aty janë marrë sende me vlerë, të cilat kanë qenë mjete pune të organizatës: një aparat fotografik, një televizor dhe një llaptop.
Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.
AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale.
Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...