Një grua në Spanjë, temperatura trupore e së cilës ra deri në 20.2 gradë ndërsa zemra i ndaloi për 6.5 orë, u rikthye në jetë duke mos patur asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në artikullin e gazetës spanjolle La Vanguardia, bëhet e ditur se Audrey Mash më 3 nëntor doli për marshin në mal me bashkëshortin e saj në afërsi të qytetit Nuria në verilindje të vendit. Ajo nuk mundi të kthehej më për shkak të stuhisë së borës pasi trupi i saj ishte ngrirë.
Gruaja 34-vjeçare e cila u dërgua në spital pas 3 orësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon, supozohej se kishte vdekur pasi temperatura e saj trupore kishte rënë në 20.2 gradë celsius dhe zemra i ndaloi së rrahuri për 6.5 orë.
Ajo u shpëtua me ndërhyrjen e dy mjekëve ekspertë në spital. Zyrtarët njoftuan se Mash doli nga spitali pas 11 ditësh duke ecur me këmbët e saj dhe se ka probleme të koordinimit dhe mpirjes vetëm në gishtat e dorës, por që nuk ka asnjë dëmtim të përhershëm neurologjik në trupin e saj.
Mash e cila jeton në Barcelonë me bashkëshortin e saj që nga viti 2017 dhe që është mësuese e gjuhës angleze tha se nuk kujton asgjë lidhur me atë që përjetoi më 3 nëntor.
Zyrtarët njoftuan se ky është rasti i parë në Spanjë, në të cilin Mash u rikthye në jetë ku zemra ka ndalur së rrahuri për 6.5 orë si pasojë e hipotermisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...