U zhvillua mbledhja e 8 e jashtëzakonshëm e qeverisë ku kryeministri Edi Rama foli për të rejat më të fundit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Një nga pikat ku Rama u ndal ishte edhe ajo e rindërtimit të lagjeve ku sipas Ramës lagjet do jenë lagje model, miks dhe jo ‘geto’.
“Në Durrës do të bëjmë një lagje komplet të re, kjo është shumë e qartë. Hapësirat ku ka pasur shembje do të kemi parqe, infrastrukturë sociale dhe arsimore edhe në Tiranë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat prishja e atyre godinave me probleme dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar ata njerëz.
Një pikë tjetër te “5 Maji” pranë lumit ku ne mund të bëjmë spostime, pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër dhe tjera te ish-Uzina e Autotraktorëve (Shkozë).
Këto tre pika ne na plotësojnë nevojën. Me objektivin afat gjatë 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër 5 mijë.
Do të jenë lagje të reja sikur nuk ka sot në Shqipëri, kopshte, shkolla, çerdhe, kënde sportive me të gjitha. Lagje model, jo geto. Në Laç duhet të fillojmë shembjet, që të kemi po ashtu një lagje të re në gjithë atë zonë”- tha Rama./TCH
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...