Të paktën gjashtë civilë kanë humbur jetën dhe dhjetë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë dhe regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib, zonën veri-perëndimore të Sirisë që më herët është shpallur zonë e mbrojtur nga aktet e agresionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas observatorit ajror opozitar, avionët e Rusisë dhe regjimit sirian kanë sulmuar rrethin Serakib dhe disa fshatra në provincën e Idlibit.
Ndërkaq, agjencia lokale e mbrojtjes civile, e njohur si “Helmetat e Bardha”, tha se tre civilë kanë humbur jetën nga sulmi ajror i Rusisë në fshatin Kafar Sijnah, kurse nga një civil ka pësuar si pasojë e bombardimeve të regjimit në rrethin Serakib dhe fshatrat Brzabor dhe Maarrathirme.
![]()
Siç raportohet, ekzistojnë shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.
Ndryshe, Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara.
Regjimi sirian dhe aleatët e tij, megjithatë, kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës.
Që nga fillimi i tetorit, rreth 62 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga ushtarët e regjimit, grupet terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia.
Ndërkaq, mbi 1.300 civilë kanë humbur jetën nga sulmet në Idlib që nga arritja e marrëveshjes midis Turqisë dhe Rusisë.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...