Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në dispozicion në vitin 2021.
Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen.
Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm.

Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit.
Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë e cila i mbron për të mos e fituar virusin, të cilin e bartin 37 milionë njerëz në botë. /Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...