Barcelona po shfaq interesim të madh për mesfushorin e Ateltico Madrid, Saul Niguez.
Spanjolli ka kontratë të gjatë me Atelticon deri në vitin 2026, mirëpo klubi blaugranas po shpreson ta transferojë në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë afatit veror, Manchester United ka shfaqur interesim për Niguez, mirëpo një transferim i tillë nuk ndodhi.
Saul luajti në ndeshjen e kaluar kundër Barcelonës në “Wanda Metropolitano”, ndeshje në të cilën humbën me rezultat 0 – 1.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Ernesto Valverde po dëshiron ta forcojë mesfushën dhe Niguez po shihet si lojtari adekuat.
Spanjolli për Atleticon ka bërë 268 paraqitje që nga viti 2012.
Ndërsa pos tij në listën e Barcelonës janë edhe mesfushori i Sporting, Bruno Fernandes dhe i Bayer Leverkusen, Kai Havertz./arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë