Kryeministri Rama shprehet se të prekurit nga tërmeti tronditës deri në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re.
Rama shkruan:
“Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen.
Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja.
Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:
1 milionë lekē të reja në dorë
Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.
Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.
Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.
Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.
Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut”./sotnews/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...