Inter me mjaftë vështirësi ka arritur të mposhtë Spal me rezultat 2-1.
Golin e parë e shënoi Martinez në minutën e 16-të, i njëjti në minutën e 41-të dyfishoi rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë ishin mysafirët që shënuan përmes Mattia Valoti në minutën e 50-të, gol i cili njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje.
Nga ana tjetër edhe Lazio ka arritur lehtësisht të mposhtë Udinesen me rezultat 3-0.
Të dy golat e parë i shënoi Immobile në minutën e nëntë dhe 36-të ndërsa golin e tretë e shënoi Alberto në minutat shtesë të pjesë së parë, me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Rosonerët” të cilët kishin më shumë se 60% të posedimit të topit dhe rrugën drejt golit e gjetën në minutën e 89-të me anë të mbrojtësit Theo Hernandez.
Pas këtyre ndeshjeve, Inter bëhet lider me 37 pikë, një më shumë se Juventus, ndërsa Lazio është në vendin e tretë në tabelë me 30 pikë, derisa Milan ngritët një pozitë nga vendi i 14-të në të 13-të me 14 pikë./arbresh.info
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...