Supermarketet në Kosovë janë shpesh subjekt i raportimeve mediale. Kuptohet, për asgjë të mirë, por për mashtrime në çmime, keqtrajtim të punëtorëve, produkte pa afat e ikje nga tatimet.
Ulpianapress ka siguruar disa fotografi nga një prej markteve të zingjirit “Viva Fresh Store”, ku hapur bëhen manipulime me çmimet me kinse ofertat për zbritje çmimesh në hollahopke për femra.

Personi që ka dërguar fotografitë në redaksinë e tonë duke dashur të mbetet anonim, thotë se ofertat për zbritje çmimesh janë mashtrim, pasi realisht çmimi nuk është zbritur në faturë, çdo herë duke u bazuar në mesazhin dhe fotot e derguara nga lexuesi.

‘’Përshendetje Te shktujta sepse nuk eshte hera e parë që kjo dukuri ndodh në marketet tona dhe sot vendosa me te shenu sepse ne vazhdimesi behet plaqkitje te arka ,dhe që ke mundesi me postu këtë foto me deshmi ju falenderoj shumë’’, ishe mesazhi i klientit dërguar në gazetë së bashku me fotot.
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?