Juventus po planifikon të fillojë bisedimet me Manchester United në ditët në vijim mbi një transferim të mundshëm të Paul Pogbas, raportojnë mediet italiane.
Kampionët e Italisë në vitin 2012 kishte transferuar Pogban nga Manchester United si një lojtar të lirë. Francezi u rikthye në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për 105 milionë euro, si transferimi më i shtrenjtë në futboll i asaj kohe.
Sidoqoftë, kohëve të fundit janë shfaqur informacione të reja që tregojnë se Pogba është i pakënaqur në ‘Old Trafford’ dhe dëshiron të largohet sërish, me Juventusin që janë të gatshëm për nënshkrimin e tij.

Raportohet se agjenti Mino Raiola po punon në mënyrë aktive në këtë transferim, dhe Juventus, janë gati të thyejnë një rekord të ri të klubit të tyre.
Cristiano Ronaldo është transferimi më i shtrenjtë në historinë e ‘Bianconerëve’. Për portugezin verën e vitit 2018 janë paguar 117 milionë euro.
Tuttosport, një gazetë e afërt e Juventus, pretendon se kampionët e Serie A janë gati të paguajnë deri në 120 milionë euro për Pogban.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...