Bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga një stuhi e pazakontë dimërore gjatë kësaj fundjave të festës së Falenderimeve, me reshje të dendura dëbore në Kaliforninë Jugore.
Një nga autostradat kryesore të shtetit u mbyll të enjten ndërsa Patrulla e Autostradave të Kalifornisë punonte për të zhbllokuar automjetet e ngecura në borë. Ajo u rihap më pas megjithëse shiu dhe dëbora vazhdonin.
Shërbimi Kombëtar Metereologjik tha se priten reshje të dendura dëbore në male dhe erëra të forta në në pjesën më të madhe të perëndimit të Shteteve të Bashkuara. /voa

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...