Liga e Kampionëve ka zgjedhur sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të javës.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Shumica e ekipeve të mëdha, por edhe lojtarëve provuan përsëri veten se janë ndër më të mirët edhe këtë sezon.

Njëra nga to është Bayern Munichu që fitoi në udhëtim te Cervena Zvezda me rezultat të thellë 6-0.
Heroi i Bavarezëve padyshim se ishte sulmuesi polak, Lewandowski, i cili shënoi plot katër gola për vetëm 14 minuta.
Paraqitja superiore e polakut nuk ka mbetur pa u vlerësuar, pasi ai ka fituar garën për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Lewa në këtë garë mposhti Lionel Messin, Keylor Navasin dhe Romelu Lukakun.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...