Etrit Berisha ka njoftuar se janë bashkuar me yjet e kombëtares së Shqipëri për krijimin e një fondi në mënyrë për të ndihmuar popullin e Shqipërisë.
Portieri i Shqipërisë dhe skuadrës italiane SPAL në Serie A ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se së bashku me bashkëlojtarët e skuadrës kombëtare kanë hapur fond për ndihmën e familjeve të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, shkruan portali arbresh.info.
“Ne djemtë e kombëtares kemi hapur fondin tonë për ndihmën që do t’i bëjmë popullit tonë”, shkruan Berisha në profilin e tij.
“Bashkohu dhe solidarizohu edhe ti me ne”
30-vjeçari ka vendosur gjithashtu edhe kodin bankar ku personat që dëshirojnë të kontribuojnë mund të dërgojnë të holla.
Federata Shqiptare E Futbollit – Ndihma Per Tërmetin
Monedha: LEK
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL79214111060117141628020118
Monedha: EUR
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL73214111060117141628020129
Monedha: USD
Union Bank Swift Code UNALALTR
IBAN: AL67214111060117141628020140
Deri tani janë konfirmuar 35 viktima dhe mbi 750 të lënduar teka tërmetet vazhdojnë të ndodhin edhe në disa zona.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...