Pas iniciativës së tij personale humanitare për strehimin e vëllezërve tanë nga Shqipëria të prekur nga tërmeti shkatërrues në zonën e Durrësit, sot, presidenti Agim Ademi ka udhëtuar në Tiranë bashkë me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini dhe dy anëtarët e KE të FFK-së, Bekim Rexhepi e Mirsad Çollaku, me mision humanitar si institucion.
Me këtë rast, ata, vizituan FSHF-në ku u pritën me shumë respekt nga presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.
Duka shprehu falënderimet e tij ndaj presidentit Ademi për kujdesin që po bënë për popullin dhe komunitetin e futbollit në Shqipëri.

Pas këtij takimi dhe disa vizitave në zonat e prekura, krerët e të tri federatave vendosen që bashkërisht të kujdesen për ndërtimin e tri shtëpive të rrënuara për strehimin e tri familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.
Ky bashkëveprim i tri federatave simotra do të kontribuojë sadopak në rindërtimin e qytetit të Durrësit, i cili ka pësuar rrënime të shumë objekteve, ku si pasojë kanë humbur jetën shumë njerëz.
Presidenti Ademi dhe homologët e tij gjatë kësaj vizite u ndjen shumë të prekur nga ajo çfarë panë në Durrës, ku edhe sot janë duke punuar ekipet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e njerëzve nën rrënojat e objekteve./arbresh.info/
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...