Lionel Messi është i përgatitur për largim te Barcelona për shkak të dështimit të klubit për rikthimin e Neymar.
Barcelona ka konfirmuar se ata kanë pasur tri përpjekje të dështuara për të ri-nënshkruar me Neymarin nga Paris Saint Germaini këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, eksperti në Okdiario – Eduardo Inda duke folur për El Chiringuito i ka bërë thirrje Barcelonës për tu mos u dorëzuar në rikthimin e ish bashkëlojtarit të tij në Camp Nou. Por, në rast se situata vazhdon të mbetet kështu, Inda thotë se Messi është i përgatitur për largim nga gjiganti spanjoll.
“Messi nuk e do Antoine Griezmann apo dikë tjetër, ai dëshiron që Neymar të rikthehet”, shpjegon Eduardo Inda.
“Në rast se ai nuk vjen, ai do të jetë i gatshëm për të shfrytëzuar klauzolën për largim nga klubi”
Kur Barcelona rinovoi kontratën e tij deri më 2021, u konfirmua se Messi në marrëveshja ka mundësi për të ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga vera e ardhshme./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...