Deputeti i VMRO-DPMNE, Vllatko Gjorçev ka qenë protagonist i një karvani të ndihmave në zonën e goditur nga tërmeti në Shqipëri.
“Sot isha atje për të ndihmuar aq sa mundem. Isha në konferencën në Tiranë me pjesëmarrësit nga tërë Ballkani, por kur i pam lajmet dhe dëgjuam se ka nevojë për ndihmë, ne shkuam drejt në Durrës. Shkarkuam dy kamionë me ujë, lëngje, kuti me ushqime…Nëse është e nevojshme do të përvishem edhe për kërkimet nëpër rrënoja…
Një pamje e trishtuar, me tragjeditë njerëzore, por edhe shumë njerëz që donin të ndihmonin, shumë vepra të mira, njerëzimi. Ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin më shumë në Ballkan. Shkupi është një qytet solidariteti. Qyteti i ndërtuar nga hiri i tërmetit. Përgjegjësia jonë është për të ndihmuar, dhe Maqedonia është një fqinj i mirë.”, ka shkruar Gjorçev në profilin e tij në facebook.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...