Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se kishte pasur frikë për një numër shumë më të madh të viktimave pas tërmetit që ndodhi në orët e hershme në Durrës.
“Kam pasur shumë pak shpresa”, thotë Meta.
“Besoj se gjendemi para një mrekullie por nuk duhet të nxitohemi ende. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe një sukses i pabesueshëm i operacioneve të shpëtimit”. Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë”, ka shtuar ai.
“Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit. Do të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale”.
“Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kemi treguar në këtë kohë të vështirë”,ka thënë Met/Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...