Real Madridi është nikoqir i Paris Saint Germainit në ndeshjen mbrëmjen e sotme mes tyre (e martë).
Dy skuadrat evropiane kanë zbuluar formacionet zyrtare për super përballjen në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së pestë në Grupin A në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ do të kërkojnë gjithsesi tri pikë nga kjo ndeshje ndaj kampionit të Francës pas disfatës tronditëse 3 me 0 të pësuar në ndeshjen e xhiros së parë në Paris.
Skuadra e Zinedine Zidanes gjendet në pozitën e dytë me tri pikë më shumë se Galatasaray dhe pesë më pak se rivali i sotëm si lider i grupit.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Kroos, Valverde, Isco, Hazard, Benzema.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë