Lideri i PDK-së Kadri Veseli është shprehur i pikēlluar për jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa ka theksuar se Kosova do të japë çdo mbështetje të nevojshme për Shqipërinë, për ta kaluar bashkë këtë dhembje.
“Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar Veseli.
Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.
Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri, shkruan arbresh.info.
Termeti i dytë u regjistrua në orën 03:19 me magnitudë 3.1.
Tërmeti i parë u regjistrua në orën02:47 me magnitudë 4.4./arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...