Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë bisha, secili i bindur se është lojtari më i mirë në fushë në çdo ndeshje, sipas sulmuesit të Argjentinës dhe Juventusit, Paulo Dybala, i cili e ka nderin të luajë përkrah të dyve.
Ata vlerësohen si dy futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, dhe së bashku i kanë fituar 10 Topa të Artë që prej vitit 2008.
Dybala luan përkrah Ronaldos në skuadrën e Juventusit në Serie A që prej se portugezi iu bashkua bardhezinjve më 2018, ndërsa me Messin në katër vjetët e fundit në ekipin kombëtar argjentinas.
Duke qenë se i ka në skuadër ata, 26-vjeçari thotë se ata kanë shumë ngjashmëri.
“Jashtë fushës, ata janë dy persona shumë të qetë, brenda saj, megjithatë, ata janë bisha”, tha Dybala, duke folur për Messin dhe Ronaldon.
“Kam dëgjuar se Luis Scola (basketbollisti argjentinas) ka thënë se Leo dhe Cristiano futen në fushë të bindur se janë më të mirët dhe kjo është arsyeja pse janë më të mirët. Jam i sigurt se kështu është”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...