Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” sot ka shënuar 75-vjetorin e themelimit.
Me ketë rast Fazli Gajtaku, drejtori i Bibliotekës tha se po punojnë në ruajtjen e trashëgimisë së shkruar në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë gjithashtu se po punojnë në digjitalizimin e gjithë kësaj trashëgimie.
“Në fillim Biblioteka ka ruajtur dhe kultivuar vetëm revista e gazeta e më pas edhe materiale të tjera të shtypura. Ne po mundohemi te ruajmë trashëgiminë nder shkrimore e ta digjitalizojmë atë. Po punojmë në mbledhjen dhe zhvillimin e kulturave gojore të Kosovës” ka thënë ai.
“Përmes kësaj ne synojmë ti mundësisë botës qasjen në trashëgiminë e Kosovës. Ambasada Amerikane ka ndihmuar vazhdimisht ketë Bibliotekë e së fundi me edhe dy projekte”, ka shtuar ai.
E Sabana Qabiqi, kryetare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, ka thënë se Biblioteka ka rëndësi jetike për një vend.
“Biblioteka Kombëtare ka rëndësi jetike për kulturën, historikë dhe shkencën e një vendi. Arsye për të festuar kemi shumë sidomos kur kujtojmë se historia e saj përfshinë sfida dhe përkundër saj nuk është shuar pot është zhvilluar”, ka thënë ajo.
Qabiqi ka përmendur edhe problemet e Bibliotekë.
“Por pavarësisht kësaj ende nuk ka mundur të tejkaloj të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet si planin e infrastrukturës së ndërtesës, pagat dhe punonjësit këtu dhe kushtet e punës duket se nuk janë atraktive për të rinjtë”, ka shtuar ajo.
E Be Destani, ka treguar detaje për projektin “Lufta e Kosovës në shtypin britanik”
“Projekti “Lufta e Kosovës në shtypin britanik” është përkrahur nga Qeveria e Kosovës, ka një indeks të perpiluat nga një studius anglez i cili ka vdekur në vitin 2007, dy muaj pasi ishte botuar velli i tretë i librit”, ka thënë ai.
Detani ka uruar që të bëhet digjitalizimi i materialeve që gjenden në Bibliotekë./arbresh.info/
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...