Një person me të kaluar kriminale është arrestuar në mesnatën e 24 nëntorit në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-s.
Për këtë person, gjykata kishte lëshuar urdhëresë për arrestim. E policia e Kosovës gjatë arrestimit, tek personi i lartcekur ka gjetur një thikë dhe një brisk të vogël.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“QKUK, Prishtinë 23.11.2019 – 00:29. Në bazë të urdhëresës së gjykatës në repartin e Onkologjisë në QKUK është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një shkrepës në formë të pistoletës, një thikë dhe një brisk i vogël. Lidhur me rastin pas intervistimit me urdhër të prokurorit është cilësuar lënda dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa lidhur me urdhëresën e gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në vendimin e policisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...