Sergio Busquets do të mungojë për ndeshjen derbi të Barcelonës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, për shkak të pezullimit.
Mesfushori spanjoll u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren e Barçës 2:1 kundër Leganes të shtunën në La Liga, duke e marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Kjo nënkupton pezullim me një ndeshje për Busquets.
Barça e viziton Atleticon në ndeshjen e radhës në La Liga dhe Busquets nuk do të ketë të drejtë të luajë.
Busquets i ka bërë 11 paraqitje për Barçën në La Liga deri tani këtë sezon, prej të cilave tetë herë si titullar.
Mungesa e tij do të jetë kokëçarje për Ernesto Valverden në derbin me Atleticon.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...