Një aeroplan i vogël me 17 pasagjerë është rrëzuar mbi disa shtëpi në qytetin Goma, i cili shtrihet në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.
Guvernatori rajonal, Kasivita Carly, tha se në këtë aksident ka viktima, por nuk dha ndonjë shifër të saktë.
Aeroplani u rrëzua mbi shtëpitë në lagjen Mapendo pasi pati probleme gjatë ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i qytetit.
Raportohet se ky aeroplan ishte në pronësi të kompanisë private “Busy Bee”.
Aksidentet ajrore janë mjaft të shpeshta në këtë shtet për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe mirëmbajtjes jo të duhur të aeroplanëve.
Asnjë kompani kongoleze nuk ka të drejtë të operojë në bashkimin Evropian.
Një aeroplan mallrash, i cili ishte ngritur nga i njëjti aeroport, ishte rrëzuar pas një ore, duke lënë të vdekur tetë pasagjerë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...