Jose Mourinho e ka nisur me fitore detyrën e tij si trajner te Tottenham Hotspuri.
“Spursët” kanë fituar me rezultat 2 me 3 ndeshjen si mysafirë kundër West Ham United pasditen e sotme (e shtunë) në kuadër të xhiros së 13-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Harry Kane arriti të dërgojë topin në rrjetë në fillim të pjesës së parë, por goli i sulmuesit të Anglisë u anulua pas shqyrtimit me anë të teknologjisë VAR.
Sidoqoftë, djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit portugez arritën të realizojnë në minutën e 36′ golin e epërsisë me anë të Heung min Son para se Lucas Moura të dyfishonte gjithçka vetëm shtatë minuta më vonë.

Kane realizoi golin e tretë në pjesën e dytë (49′) ndërkohë që nikoqirët arritën të ngushtojnë disavantazhin në 1 me 3 me anë të Michail Antonios në minutën e 74′ teksa golin tjetër për 2 me 3 e realizoi Angelo Ogbonna.
Albian Ajeti ishte në dispozicion në këtë takim vetëm nga bankina, por nuk është shfrytëzuar fare nga trajneri Manuel Pellegrini.
Me këtë fitore, Tottenham Hotspuri ka 17 pikë dhe qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa West Ham United qëndron në pozitën e 16-të me vetëm 13 pikë./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...