Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë larguar 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë radhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.
Ahmeti ka thënë se do të denohen me gjobë të gjithë ata që krijojnë deponi ilegal duke dëmtuar natyrën.
“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, krijimi i deponive ilegale e grumbullimi i sasive të mëdha të bërllokut janë kërcënim i madh për natyrën dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin publik. Po ashtu, dënohet me gjobë mandatore. Të kujdesemi dhe të ruajmë ambientin ku jetojmë”, ka shkruar Ahmeti.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...