Ambasadori Braathu: Autoritet nuk duhet të pengojnë funksionimin e Avokatit të Popullit

11:11 | 21 Nëntor 2019
A Z

Institucioni i Avokatit të Popullit shënon 19-vjetorin e themelimit, organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës”.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, përgëzoi punën e avokatit, Hilmi Jashari.

Braathu tha se, në Kosovë keni një institucion tërësisht funksional dhe të pavarur për të drejtat e njeriut dhe kjo është diçka për ta festuar, shkruan arbresh.info. 

“Sot shënojmë 19 vjetorin e themelimit të institucionit të avokatit të popullit në Kosovë, për sfidat që janë përballur në këtë kohë. Sot ju në Kosovë keni një institucion tërësisht funksional dhe te pavarur për të drejtat e njeriut dhe kjo është diçka për ta festuar urime për këtë. Avokati i popullit ka mandatin të raportojë, komandojë dhe të bëjë publike shkeljet dhe të kërkoj rregullimin e tyre. Autoritet nuk duhet të pengojnë funksionimin e Avokatit të Popullit. Në fazën fillestare OSBE ka mbështetur dhe ka rregulluar sistemin funksional e tani është institucioni juaj. Në vitin 2015 me miratimin e pakos se ligjeve të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit u zgjerua, ka qasje të pa penguar”, tha ai.

Gjithashtu tha se, Institucioni i Avokatit të Popullit nuk po respektohet vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës, dhe tani marrëdhënia jonë sot është marrëdhënie partneriteti.

“Institucioni i Avokatit të Popullit nuk po respektohet vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës prandaj urime edhe për këtë. Në Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë ekziston një besim i  plotë, dhe është ranguar në një institucion që gëzon besimin më të lartë të qytetarëve të vendit. Marrëdhënia jonë sot është marrëdhënie partneriteti, punojmë bashkë për të mbështetur të drejtat e njeriut”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për zgjedhjen e avokatit të ardhshëm.

Sipas tij, avokati i ardhshëm duhet të jetë i pavarur dhe i përkushtuar.

“Për zgjedhjen e avokatit të ardhshëm do të jetë e rëndësishme që personi që zgjedhet, të jetë i pavarur dhe i përkushtuar, dhe të vazhdojë rrugën e përforcimit dhe ta vazhdojë rrugën e avokatit Jashari. Kosova ka nevojë për institucione të pavarura që i shpërbërjen të gjithë qytetarëve dhe Avokati i Popullit e ka nisur këtë rrugë. Duhet te jetë inspirim për institucionet e tjera. Asnjë institucion nuk mund të arrijë sukses pa dedikimin e njerëzve që e drejtojnë atë institucion. Urime”, tha shefi i OSBE-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale