Jashari: Është mandati im i fundit, por duhet të vazhdojmë të jemi institucion i besueshëm

10:54 | 21 Nëntor 2019
A Z

Institucioni i Avokatit të Popullit shënon 19-vjetorin e themelimit, organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës”.

Më këtë rast Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, tha se këto 19 vite nuk janë të fundit, sepse Kosova vazhdon të përballet me sfida, duhet të vazhdojmë te jemi një institucion i besueshëm.

“Për mua është nder dhe privilegj jo vetëm  për faktin qe kremtoj 19 vjetorin, por është një ditë e  veçantë. E mbaj mend ditën e parë të hapjes së zyrës së Avokatit të Popullit, për të pranuar ankesat e qytetarëve të vendit. Janë plotë 19 vjet përvojë dhe njohuri të grumbulluar e përçuar nëpërmjet  opinioneve e vlerësimeve, raporte vjetore për të shndërruar në institucion më të besuar në Ballkan. E kam të pamundur mos me thanë se sukseset që kemi arritur këto 19 vite nuk janë të fundit sepse Kosova vazhdon të përballet me sfida. Duhet të vazhdojmë te jemi një institucion i besueshëm në vend”, tha ai.

Po ashtu Jashari tha se,  kjo përvojë do të mbetet shumë e rëndësishme për të.

“Unë gjithashtu në ketë rast e kam përshpirt si moment të veçantë për t’i falënderuar të gjithë që kanë  kontribuar për t’i pasur këto rezultate që i kemi.  Gjithashtu është e pamundur me pas këto rezultate pa bashkëpunimin e instituoneve të Kosovës. Është mandati i fundit për mua, por kjo përvojë do të mbetet shumë e  rëndësishme dhe njëra prej kujtimeve më të mira për mua”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale