Franck Ribery konsiderohet të jetë në dyshime edhe për ndeshjen e ardhshme të Fiorentinas kundër Veronas të dielën.
Ribery ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Fiorentinas për shkak të suspendimit, por rikthimi i tij në fushë në një ndeshje kompetitive duket se mund të shtyhet, transmeton portali arbresh.info.
Kjo për shkak se Radio Bruno Toscana raporton se ish anësori i Bayern Munichut ka dështuar për tu stërvitur si pasojë e një gripi.
Prandaj, 36-vjeçari mund të humbas ndeshjen e katërt kompetitive te klubi i ri.
Qysh pas arritjes nga kampioni i Bundesligas, Ribery ka shënuar dy gola dhe ka asistuar po aq herë brenda nëntë ndeshjeve në Serie A këtë sezon./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...