Në ceremoninë e shënjimit të 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se suksesi i BQK-së ka ndikuar në rritje ekonomike të vendit.
“Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës filloj një periudhë e re për shtetin tonë e që nga atëherë BQK ka shënuar suksese të mëdha që kanë rezultuar me rritjen ekonomike të vazhdueshme, stabilitet financiar, sistem të pagesave dhe ngritje të kapaciteteve të avancuara mbikëqyrëse”, ka thënë ai.
I pari i vendit ka thënë se qytetarët kanë përfituar nga sukseset e BQK-së.
“BQK ka pas rol të madh në integrimin ekonomik të vendeve të ndryshme sidomos të atyre në BE-së, BQK është model për tërë rajonin tonë, fal punës profesionale janë vet qytetarët e Kosovës janë vet qytetarët e Kosovës që kanë përfituar, edhe diaspora”, ka shtuar ai.
Thaçi ka përgëzuar gjithashtu guvernatorin aktual, Fehmi Mehmeti dhe ish-guvernatorët.
“E përgëzon guvernatorin Mehmeti gjithë stafin e BQK-së, guvernatorët e mëhershëm dhe të gjithë ata që kanë kontribuar më herët dhe vazhdojnë të kontribuojnë”, ka thënë ai.
E gjatë kësaj ceremonie guvernator i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka treguar për punën e BQK-së në këto 20 vite, shkruan arbresh.info.
“BQK si institucion i ri filloi të angazhohet për ndërtimin e infrastrukturës financiare të domosdoshme për të krijuar kushte për fillimin e funksionimit të sistemit financiar në Kosovë. BQK tregoi kujdes të lartë dhe mësoj nga vështirësitë e bankave në rajon dhe zgjodhi modelin që u tregua i suksesshëm për një sektor financiar efikas dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ai.
Mehmeti ka falënderuar punëtorët e bashkëpunëtorët e BQK-së./arbresh.info/
Lexo edhe : Mehmeti: BQK pati sfida por zgjodhi modelin që u tregua i suksesshëm
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...