Kosova i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Euro 2020, duke përfunduar e treta në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara.
‘Dardanët’ u mposhtën 0-4 nga Anglia në sfidën e fundit në ‘Fadil Vokrri’.
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i ftuar në Info Mgazin të Klan Kosovës, ka shpalosur shumë gjëra.
“Unë çmendem kur skuadra ime luan keq. Për shembull, në Plzen kemi luajtur me topa të gjatë”, tha Challandes në Klan Kosova.
“Ju e patë në Angli, prej minutës së parë kemi luajtur futboll, kemi luajtur edhe me portierë, andaj trajneri Southgate ka folur fjalë të mëdha për ne”, vlerësoi Challandes.
“Skuadrat tjera edhe pse vetëm janë mbrojtur, kanë pësuar pesë apo gjashtë gola nga Anglia”, shtoi Challandes.
Ëndrra e Kosovës për ‘Euro 2020’ vazhdon.
‘Dardanët’ do të tentojnë të shkojnë në Evropë përmes Ligës së Kombeve.
Pengesa e parë është Maqedonia në gjysmëfinale të Nations League dhe në rast fitores, do të kenë punë me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi.
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...