Para dy ditësh, Peter Beyer është zgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës dhe ky lajm është mirëpritur nga politikanët në Kosovë.
Beyer, mposhti kundërkandidatin e tij rus, Alexei Kondratiew një ish-punonjës i inteligjencës ruse që konsiderohej si rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Lajmi.net ka kontaktuar me Avni Mazrekun njohës o politikës ndërkombëtare dhe integrimeve i cili ka sqaruar rolin e Këshillit të Evropës dhe raportuesit të ri për Kosovën atje.
Ai është shprehur se Këshilli i Evropës përbëhet nga shtete që janë anëtare të BE-së dhe që nuk janë anëtare, ka asamblenë e vet parlamentare dhe merret kryesisht me çështjet e të drejtave të njeriut.
“Këshilli i Evropës është organizatë Panevropiane që ka vende anëtare që janë të Bashkimit Evropian por edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, pra Këshilli i Evropës nuk ka të bëjë asgjë me Bashkimin Evropian. Këshilli i Evropës është krijuar në vitin 1949 qëllimin e ka pasur me e pasë një forum ku shtetet e Evropës lindje dhe perëndim flasin për paqe. Këshilli i Evropës kryesisht merret me çështjet e të drejtave të njeriut. E ka një gjykatë, që quhet Gjykata Evropiane për Të Drejtat e Njeriut dhe e ka një asamble parlamentare dhe atë e përbëjnë përfaqësuesit e shteteve anëtare që janë 47 sosh, edhe Shqipëria ka përfaqësues, Serbia ka, Rusia po ashtu edhe Turqia ka”, tha Mazreku për lajmi.net.
Më tutje, Mazreku është shprehur se zgjedhja e Beyer në pozitën e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës do të jetë tejet pozitive.
Sipas tij Beyer do të raportojë në Këshillin e Evropës në linjë me interesat strategjike të Kosovës.
“Për çështje që kanë të bëjnë me Evropën ata zgjedhin raportues, ai nuk është parlament por asamble parlamentare dhe këta raportues kryejnë punët për të cilat kontraktohen. Zgjedhja e Beyer është lajm i mirë për arsye se Beyer është njohës i mirë i Ballkanit, e dyta vjen nga një shtet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo e bën diferencën ndaj kundërkandidatit të tij rus i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj ne presim që raportimet e z.Beyer në asamblenë e Këshillit të Evropës të jenë në linjë me interesat strategjike të Kosovës”, tha Mazreku.
Sipas tij, raportimi i drejtë karshi linjave të interesave strategjike të Kosovës mund të ndikojë edhe në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kjo pasi nga interesat strategjike të Kosovës varet edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe që Kosova ka pasur telashe me Këshillin e Evropës. Duke e pasur një raportues si z.Beyer, situata në Këshillin e Evropës do të trajtohet më pozitivisht edhe pse institucionet nuk kanë punuar aq shumë sa Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës”, tha Mazreku në fund.
Kosova ka dështuar të jetë pjesë e Këshillit të Evropës por sipas njohësve të çështjes, emërimi i Beyer në pozitën e raportuesit rrit shanset që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, për...