Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda thotë se nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga maxhoranca, mbetet vetëm rruga e parë që tregoi sot Presidenti i Republikës, pra shpërndarja e parlamentit.
Ajo shkruan në “Facebook” se të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë vend duhet të tregojnë kuptimin e fjalës rezistencë.
“Nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga kjo maxhorancë mbetet vetëm rruga e parë që sot tregoi Presidenti i Republikës, për të gjithë shqiptarët e vërtetë… Të gjithë shqiptarët që ende sot duan të jetojnë në këtë vend duhet t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë… me pushtuesin, shqiptarët dinë si duhet të sillen”, thotë Mesila Doda.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...