Më rastin e vdekjes se regjisores Arzana Kraja, në Tetarin Kombëtarë është mbajtur një mbledhje komemorative.
Me këtë rast Zana Radgoshi shoqja e saj e studimeve mes lotësh ka kujtuar shoqen e saj.
“Arzana nuk ka qenë vetëm shoqe por ka qenë më shumë se shoqe. Kur vike Arzana me ndejt ajo u bejke kukulla e Engjit. Arzana e ka dasht muzikën. Arzana e ka pas vallëzimin ma të bukur. Arzana nuk u kanë vetëm artiste por ka pas shpirt artisti”, tha ajo.
E bashkëpunëtori më I ngushtë, Shkumbim Istrefi kujtoj mes lotëve bashkëpunimin për 10 vite tekë seriali “Kafeneja Jonë”.
“Jemi mbledh me kujtu Arzanen dhe veprën e saj. Unë me Arzanen kemi bashkëpunu për 10 vite në serialin “Kafeneja Jonë”. Mu ma ka dhuru një rol jetësor rolin e Syles në filmin e saj. Përmes bashkëpunimit dhe punës kam arritur ta njohë si njeri. Arzana lexonte, Arzana mbronte vlerat njerëzore, e kom të vështir më kuptu që Arzana nuk është ma”, tha ai.
Dy fjalë për Arzanen I tha edhe Zymer Kelmendi mentor I Arzanes në fakultet.
“Unë kom marr një mesazh një ditë para ikjes pasi që Arzana priste për pak ditë të mbronte temën e diplomës. Ishte privilegj të isha profesor I saj. Arzana po priste për pak të mbronte temën e diplomës se Masterit si Rexhisore fotografie. Ne komuniteti artistik e njohim punën e Arzanes. Unë e kom një vepër të saj një skenar që do ta ruaj për ta iniciuar atë projekt. Unë si mentor I saj ja kumtoj vlerësimet me të larta të temës”, thotë ai.
E në emër të familjes motra e saj Doresa Kraja falënderoj të pranishmit.
“Arzana ka qenë shpirt I bardh e na la fizikisht por ne do ta kujtojmë çdoherë të lumtur. Faleminderit që po ndani dhimbjen me ne”.
Kujtojmë se regjisorja Kraja u gjetë e vdekur të mërkurën në banesën e saj./arbresh.info/



Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje