Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore pas rikthimit nga Republika Çeke. “Dardanët” do të stërvitin në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’u bërë gati për ndeshjen e së dielës me Anglinë
Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Republika Çeke me rezultat 0:1, në ndeshjen përcaktuese për kualifikim në Euro 2020, shkruan Gazeta Express.
Sidoqoftë, “Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt atdheut, ndërsa sot do ta zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në bazë të agjendës, stërvitja e Verdhekaltërve do të nisë në orën 18:00.
Ndërkaq, Kosova do të ushtrojë edhe nesër, ndërsa pasnesër do ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë, e cila do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Euro 2020.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...