Njihuni me Narwhal, njëbrirëshin e parë në historinë e njerëzimit. Fakti që është njëbrirësh e bën të veçantë, por fakti që briri është në fakt një bisht ekstra e bën edhe më të veçantë.

Ky njëbrirësh/qenush u shpëtua nga Rochelle Steffen, themeluese e Mac’s Mission, e cila është e specializuar për qentë me nevoja të veçanta, me deformime, trauma etj. Kur pa këlyshin e braktisur në Facebook, pranoi menjëherë ta merrte nën kujdes. S’kishte parë kurrë mrekulli të tillë.

Narwhal është kontrolluar nga veterineri, i cili tha se bishti nuk ka kocka dhe nuk shkakton asnjë problem në shëndetin e këlyshit. Deri më tani, 17 mijë njerëz janë në radhë për të adoptuar njëbrirëshin e vogël, por Steffen do ta mbajë nën kujdes edhe për dy muaj të tjerë, sa për t’u siguruar që bishti i dytë nuk i shkakton komplikacione dhe më pas do t’i gjejë një familje shkruan revista Anabel

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...