Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka pritur sot në darkë kreun e lëvizjes Vetëvendosje, dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, si dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori Abbott përmes një postimi në Facebook.

Përveç Kurtit dhe Osmanit në darkë ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.
“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër”, ka shkruar ambasadori Abbott./arbresh.info
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...