Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka folur lidhur me problemet që ka pasur sot sistemi elektronik i blerjes së biletave.
Ademi tha se nuk ka pasur ndonjë problem, por rregullat e blerjes janë të tilla.
“Nuk e kam ndonjë njoftim. Nuk ka qenë ndonjë problem i madh. Sistemi është ashtu i realizuar. Janë tri faza të blerjes së biletës. P.sh., dikush mund të klikojë mbi tri karrika, ndodhë se janë të zëna. Nëse blerësi është nga Amerika atëherë i duhen 48 orë që të dhënat të kthehen në sistem, nëse është nga Evropa më pak. Faza e tretë është pranimi i të dhënave me kartelat bankare. Nëse pranohen të dhënat ju keni blerë një biletë”.
Kreu i FFK-së theksoi se nuk mendon se duhet ndonjë pëmirësim në sistem.
Zgjidhjen e problemit ai e sheh tek zgjerimi i hapësirave të stadiumit.
“Ky është sistem shumë efikas që përdoret në të gjithë botën. Këtë sistem e kemi marrë si dhuratë nga UEFA. Ndoshta zgjidhja e problemit mund të bëhet me zgjerimin e hapësirave. Këtu duhet të kemi parasysh edhe ndarjen e biletave. 1 mijë bileta për Dardanët, mysafirët i kanë marrë poashtu 1 mijë bileta “.
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...
Rasti “Banjska”- Dëshmitari nga Shkupi thotë se dëgjoi të sh...
Howard: Pulisic mund të bëhet Salah ose De Bruyne i radhës n...
Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës