Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, do të realizojnë projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.
Ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale.
Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë (12-14 Nëntor 2019 parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt, kurse prej datës 15.11.2019 do të filloj implementimi i të njëjtit.
Gjatë kësaj periudhe, do të mbulohet tereni me patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe do të vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të mirën masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.
Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët.
Prandaj, Policia apelon tek ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...
Benita reagon pas gjysmëfinales: Jam në gjendje të rëndë emo...
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars