Reperi Mozzik ishte protagonist i NIN-it të parë për këtë sezon.
Në një intervistë nw Klan Kosova, ai shpalosi shumë detaje në lidhje me të rejat në jetën private dhe karrierën.
Mes tjerash, pashmangshëm, Mozzik u pyet për projektin ‘Dhelpër dinake’, projekt i cili u publikua pak ditë më parë dhe theu çdo rekord me shikime në Youtube.
Ai në mënyrë tejet evazive u përgjigj nëse kënga është dedikim apo jo duke dhënë të vërteta ‘të pjesshme’.
‘Kënga është punu para dy viteve, nuk po rrej. Është punu para dy viteve. Erdh një kohë, çast, moment jetësor, të palidhur me pjesët e jetës time private, thjesht mu dok se i ka ardhë koha si këngë. E ndjeva që është obligim me publiku një kangë të mirë. Nuk e kisha quajtur dedikim, ma shumë e kisha quajtur në kornizën e pjesës jetësore. Derisa them kështu, është një lloj dedikimi por jo direkt. Ka të bëjë me metaforizëm të një artisti’ – është shprehur Mozzik.
City fiton me rezultat të thellë, siguron kalimin nga Grupi ...
Izraeli thotë se ka goditur gjashtë aeroporte iraniane, e ka...
Komandanti i ushtrisë iraniane paralajmëron për “kundërpërgj...
Arifi: Lëshimi i “Kosovës A” pa filtra të ajrit është krim
Afati i partive politike për deklarim të koalicioneve përfun...
Temperatura deri në 35 gradë Celsius në Shqipëri