Bayern Munichu po kërkon një trajner të ri, pas shkarkimit të Niko Kovacit pak ditë më parë.
Trajneri kroat u shkarkua pas rezultateve të dobëta në këtë sezon, sidomos nga humbja 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Sipas Calciomercatos, Bavarezët po tentojnë që ta transferojë Mauricio Pochettinon nga Tottenham Hotspuri.

Trajneri argjentinas po ashtu nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, pasi duket se lojtarët janë kthyer kundër tij dhe po marrin rezultate të dobëta.
Mediumi italian më tej bën të ditur se largimi i Pochettinos mund të ndodhë në muajin dhjetor e që Bayerni është shumë i interesuar në transferimin e tij, transmeton telegrafi.
Arsene Wenger ishte po ashtu në listë, por skuadra gjermane bëri të ditur se nuk janë të interesuar për francezin.
Në listën e tyre janë edhe emra të tjerë si, Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri, por që argjentinasi po i prinë tani garës.
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike