Nisma Socialdemokrate ka marr lajmin më të madh për procesin zgjedhor. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka marr vendim pozitiv për Nismën Socialdemokrate, duke i anuluar të gjitha votat e ardhura nga Serbia dhe që të rinumërohen të gjitha votat.
“Lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara. 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara. 1 ankesë konstatohet e tërhequr”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Përveq anulimit të votave të ardhura nga Serbia, KQZ është urdhëruar edhe t’i rinumërojë të gjitha votat.
“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve”, thuhet ndër të tjera në vendim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...