Parlamenti votoi anëtarët e Kushtetueses, Presidenca: Asgjë e re nga Ramaforma, Meta do të flasë së shpejti

14:30 | 11 Nëntor 2019
A Z

Menjëherë pasi parlamenti votoi me kartonat e shumicës (përfshi dhe ato të opozitës së re) dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi të shkurtër Tedi Blushi shkruan se votimi nuk tregon asgjë të re nga përpjekja e dukshme e kryeministrit për ta kthyer reformën në drejtësi, një “ramaformë” në gjyqësor. Më tutje Blushi thekson se Presidenti do të reagojë zyrtarisht mbi këtë çështje delikate me mbërritjen e tij në Tiranë.

POSTIMI:

Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!
Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!

Shpërndaje në rrjete sociale