Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri para orës 11:00 do të marrë vendim në lidhej me ankesat e pranuara për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Sipas një komunikate për medie të lëshuar nga ky institucion bëhet e ditur se deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura.
Kurse palët do të njoftohen për vendimet deri në ora 15:00 pasdite, kur edhe do të lëshohet një komunikatë për medie në lidhje me këtë çështje.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, njofton opinion publik se, sot deri në ora 10:50 do të vendosën të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019”.
“Palët do të njoftohen me vendime për ankesat e tyre deri në orët e pasdites së sotme. Pas njoftimit të palëve me vendime rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie në Ueb Faqen zyrtare dhe në Facebook të PZAP-it, si dhe sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikon në Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it, vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve te KQZ-se pas shpalljes se rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, thuhet më tutje në njoftim.
PZAP-ja ka pranuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet në lidhej me rezultatin e zgjedhjeve.
Ndërsa, pas vendimit të PZAP-së palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport