Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se Kosova nuk duhet të bllokojë projektet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se më nuk do të ketë dialog që konsiston në normalizimin e marrëdhënieve, por do të punohet në zgjidhjen politike të çështjes kyçe, që normalizimit t’i vihet kapak me njohje të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se është edhe një variant tjetër më i pranueshëm për Serbinë, që Kosovës t’i hapur rruga për anëtarësim në OKB edhe pa njohjen formale nga Serbia, sipas modelit të koekzistimit të dy shteteve gjermane në vitit ’70, që fillimisht edhe ka shërbyer si model për ta filluar dialogun Kosovë-Serbi.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Maliqi ka theksuar se te faktorët kyçë ndërkombëtarë është pjekur ideja për të bërë një shtytje të shpejtë të asaj që quhet :arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme mes dy vendeve”.
Sipas tij, Kosova nuk do të duhej të ishte bllokuese e projekteve që vijnë nga SHBA-ja. Maliqi ka folur edhe për formimin e qeverisë, duke thënë se çështja e presidentit nuk e ka aktualitetin e menjëhershëm.
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport