Man United e ka mposhtur 3-1 Brightonin për t’u ngjitur në pozitën e shtatë në renditjen e Premierligës me 16 pikë pas 12 xhirove
Pas ecurisë aspak të mirë në Premierligë, ku në 7 ndeshjet e fundit “Djajtë e Kuq” regjistronin 3 barazime, 3 humbje dhe vetëm një fitore, kanë arritur të marrin pikët e plota në shtëpi.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e mposhti 3-1 në “Old Trafford” skuadrën e Brighton & Hove Albion, në një ndeshje me shumë raste shënimi, ku rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë.
Marcus Rashford ishte ai që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar dy gola në minutat 19’ dhe 66’, derisa golin tjetër e realizoi Andreas Pereira në minutën e 17’.
Për mysafirët, golin e nderit e shënoi Lewis Dunk në minutën e 64’.
Pas kësaj fitore, Unitedi ka shkuar në kuotën e 16 pikëve dhe është ngjitur në pozitën e shtatë në renditjen e Premierligës. /Gazeta Express/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit