Bazuar në statistikat tona vetëm gjatë 24 orëve të kaluara tre (3) persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku sipas informacioneve fillestare shkaktarë kryesor vlerësohet të kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit etj.
“Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka ndërmarr masa aktive në funksion të një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona, me gjithë aktivitetet për parandalim të aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundërvajtësve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetësim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve në përgjithësi dhe humbjen e jetëve njerëzorë në veçanti, kërkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshirë institucionet dhe pjesëmarrësit në trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjeteve. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen; kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mos përdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasysh për parandalim të aksidenteve”, njoftin polica.
Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndërmarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve fatale. /arbresh.info
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...