Buxheti u dëmtua 2 milionë euro, u parashkruan mbi 170 mijë lëndë

11:54 | 9 Nëntor 2019
A Z

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

IKD-ja ka gjetur se për 3 vjetët e fundit janë parashkruar mbi 170 mijë lëndë në të gjitha gjykatat e vendit.

Përderisa buxheti i shtetit del se është dëmtuar me mbi 2 milionë euro.

Betim Musliu nga IKD-ja, tha se trajtimi i kundërvajtjeve duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen.

Sipas tij, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë.

“IKD si rezultat I punës dhe hulumtimit sistematik dhe sistemit të drejtësisë ka gjetur që trajtimi I lëndëve të kundërvajtjes është një prej problemeve më të mëdha që administrohet në mënyre shumë të keqe nga ana e institucioneve publike e po ashtu sistemi gjyqësorë I Kosovës I cili ka një kosto të madhe për sa I përket taksa pajueseve të republikës së Kosovës për shkak që si rezultat I këtij menaxhimi të dobët kemi miliona eurot të cilat realisht amnistohen përshake se nuk arrijnë asnjëherë që të bëhen ekzekutime të të gjithave këtyre kundërvajtjeve të cilat shqiptohem. Në njërën anë kemi një investim të madh të shtetit I cili përmes institucioneve përkatëse kryesisht këtë raste e kemi të angazhuar shumë Policinë e Kosovës, në shqiptimin e kundërvajtjeve që bënë punë shumë të madhe hargjohen miliona në buxhet për të shqiptuar kundërvajtje. Në anën tjetër kemi një administrim të keq kur shkon lënda në gjykata sepse si mos rezultat I trajtimit të këtyre lendeve bijën deri te afati I parashkrimit të këtyre lendeve, që I bëjnë që të gjitha këto lënde hidhen në shportë dhe realisht ai investim që është bërë për ti shqiptuar këto kundërvajtje bëjnë në ujë dhe po ashtu edhe kundërvajtjet të cilat gjinden në gjykata hidhen si rezultat I vjetërsimit”, ka thënë Musliu.

Anesa Hoxha, nga kjo organizatë ka paraqitur rekomandimet për institucionet. Ajo ka kërkuar që të rritet efikasitetit i punës së gjyqtarëve në shqyrtimin e këtyre lëndëve, duke shtuar se KGjK-ja duhet të seriozisht të angazhohet që këto lëndë të mos parashkruhen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale